Historia e filmit
Kisha mbi 2 vite e gjysëm që punoja me skenarin e filmit. Duke u bazuar në aktualitetin shqiptar, me është dashur të ndryshoj përbërjen dhe zhvillimin e skenarit disa herë gjatë kësaj kohe. Po të shohësh personazhin kryesor e kupton se sa i lidhur është ai me filozofinë dhe psikologjinë e çdo aktualiteti shqiptar. Jam frymëzuar me çdo përditshmeri tonën, me gjithçka që shohim dhe gjejmë veten. Duke qenë një komedi më shume se e vertëtë, ajo që kam dashur të arrijë është se në fund të komedise dhe pas të qeshurave, të reflektosh edhe të thuash se trishtueshëm ky është realiteti përreth nesh.
Mbi projektin
Filmi ‘Falco’ do të jetë padiskutim komedia më suksesshme që do të startojë me premierën e saj këtë fundvit dhe do thyejë rekordet e shikuesve në të gjitha trevat shqipfolëse si dhe më gjerë. Historia e “Falco Laçjanit”, Skifterit, personazhit të famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një natë të bukur pune i bie telefoni dhe e lajmërojnë që do të bëhet deputet, për shkak se në qarkun e Lezhës pas dorëheqjes së 4 deputetëve në listë, emri i tij është pasardhësi në atë liste dhe automatikisht i takon mandati i deputetit. Pikërisht këtu fillon aventura e heroit tonë duke përshkruar plot humor e satirë gjithë realitetin social-politik shqiptar. Duke hequr kostumin e punës dhe kapuçin duke e zëvendesuar atë me kostumin dhe kollaren e një politikani.